Kategoritë: ArkivaTelevizion

“I’m Dying Up Here” anulohet pas sezonit të dytë

“Showtime” nuk do t’i japë dritën jeshile një sezoni të tretë komedisë së zeze “I’m Dying Up Here”, me producent ekzekutiv Jim Carrey. “I’m Dying Up Here” hasi në vështirësi të mëdha në rritjen e audiencës që në sezonin e parë, por Showtime ra dakord edhe për një të dytë, por që rezultoi sërish pa sukses. Seriali dramë-komedi e nisi sezonin e dytë me 168.000 shikues premierën dhe u ul në 162.000 për serinë finale. Pati disa seri premtuese, që arritën deri në 232 mijë shikues, por qe ishin shumë sporadike. I krijuar nga Dave Flebotte dhe me producent ekzekutiv Jim Carrey dhe Michael Aguilar, “I’m Dying Up Here” eksploronte skenat e komedisë në Los Angelos-in e viteve ’70. Source: ...

Lexo më shumë

“Death On The Nile”, Gal Gadot mes protagonistëve

Aktorja e famshme Gal Gadot u përzgjodh si një nga protagonistet e “Death on the Nile”, përshtatjen e fundit kinematografike të Agatha Christie, të realizuar nga “20th Century Fox”. Regjia e filmit të ri i është besuar Kenneth Branagh. Projekti nisi të merrte formë vitin e kaluar, pas suksesit qe kompania kinematografike korri me skenarin e Christie, “Murder on the Orient Express”. Filmi rezultoi me 352.8 milionë dollarë arkëtime në të gjithë botën. “Fox” ka njoftuar se 20 dhjetori 2019 do të jetë data kur “Death On The Nile” do të publikohet. Source: Televizion

Lexo më shumë

Filmat që kanë ndryshuar finalet e librave

Është e rrallë që përshtatja kinematografike e një libri të famshëm të jetë tërësisht besnike ndaj veprës origjinale. Jo gjithnjë është e thjeshtë të përshtatësh një libër siç është, sidomos kur bëhet fjalë për vepra të komplikuara dhe kontroverse, ose thjesht të gjata. Është normale që producentët mund të ndryshojnë diçka nga materiali origjinal dhe ndodh që filmi të ketë një finale krejtësisht të ndryshme nga libri ku është bazuar. Ja disa prej tyre: It (2017) – Libri i Stephen King nis në vitet ’50 dhe pjesa e dytë, ajo që supozohet të jetë bazë për vazhdimin, ambientohet kur fëmijët e Klubit të Humbësve janë rritur. Libri përmban një skenë seksi të çuditshme dhe problematike, një histori mbi një breshkë ...

Lexo më shumë

“Suicide Squad” do të ketë një spinoff për Deadshot

Will Smith konfirmoi se po bisedohet që “Suicide Squad” të ketë një spinoff të fokusuar te Deadshot. Pas linçimit të universit të filmave “DC”, “Warner Bros. Pictures” po shikonte mundësinë e zgjerimit me “Suicide Squad” të David Ayer në verën e vitit 2016. Edhe pse filmi i parë “Suicide Squad” u cilësua si dështim nga kritika, pati një sukses të madh në arkëtime, me mbi 745 milionë dollarë në rang botëror. Madje, pa dalë në Kinë, tregu i dytë më i madh kinematografik në botë pas atij amerikan. Studioja nisi të punonte për një vazhdim dhe madje për disa spinoff-e, njëri prej të cilëve do të jetë i përqendruar te Deadshot. Edhe pse asgjë ende nuk është konkretizuar, Smith është ...

Lexo më shumë

Statistikat e viktimave të “James Bond”, ja se kush aktor kryeson

“Forbes” publikoi një statistikë, sipas së cilës, Pierce Brosnan është agjenti James Bond që ka vrarë më shumë në filmat “007”, me 135 viktima në katër filmat që ka interpretuar. Ndërsa në fund të listës qëndron George Lazenby, me 5 viktima në shfaqjen e tij kinematografike. Sipas “Forbes”, në filmat “Bond” ka pasur një total prej 405 të vrarësh, që do të thotë se ¼ e tyre e ka shkaktuar 007-ta i Brosnan. Sean Connery dhe Roger Moore kanë interpretuar secili në 7 filma “James Bond” dhe nuk e kanë arritur të dy numrin e Brosnan në vetëm 4 filma. Moore renditet i dyti, me 90 viktima në filmat ku ka luajtur. Edhe Daniel Craig, i cili po ashtu është ...

Lexo më shumë

Taron Egerton, një Elton John i vërtetë në “Rocketman”

“Paramount Pictures” publikoi imazhin e parë zyrtar të “Rocketman”, filmi biografik, ku Taron Egerton interpreton Elton John. Aktori shfaqet i veshur me xhaketë të verdhë të shkëlqyeshme, me këpucë me platformë dhe padyshim nuk mund të mungonin syzet e famshme të këngëtarit britanik. “Rocketman” është përshkruar si një muzikal fantazi për vitet e para të karrierës së John, duke treguar rrugëtimin e tij drejt suksesit, problemet me drogën, deri te fama ndërkombëtare. Në film interpretojnë edhe Jamie Bell, Gemma Jones, Bryce Dallas Howard e Richard Madden. Regjisori është Dexter Fletcher, ndërsa producentë janë vetë Elton John dhe bashkëshorti i tij David Furnish. Filmi pritet të dalë në kinema, në fillim në Angli, më 31 maj 2019. Source: Televizion

Lexo më shumë

Fansat mund të zhgënjehen nga fundi i “Game of Thrones”

Sophie Turner, aktorja që interpreton Sansa Stark në “Game Of Thrones”, deklaroi gjatë një interviste se si u ndje kur lexoi skenarin e episodit të fundit të serialit dhe cilat do të jenë sipas saj reagimet e fansave kur do ta shohin. “Nuk e di nëse finalja do të pëlqehet nga të gjithë. Mendoj se do të jenë të shumtë që do të mbeten të zhgënjyer, të tjerë të kënaqur. Do të jetë interesante të shikohen reagimet e tyre. Sa për mua, leximi i skenarit të episodit të fundit ishte shumë i dhimbshëm. Kur lexova frazën e fundit, “end of Game Of Thrones”, u emocionova. Mbi Sansa Stark mund të them vetëm se në këtë sezon të fundit do të ...

Lexo më shumë

Jeta e Bud Spencer do të bëhet film

Jeta e Bud Spencer do të bëhet film. Për momentin po punohet për skenarin që do të sjellë jetën e aktorit para debutimit në botën e spektaklit. Njoftimi u bë nga Giuseppe Pedersoli, i biri i Carlo Pedersoli, emri i vërtetë i aktorit, gjatë ceremonisë së hapjes së “Terni Pop Film Fest” (Tpff). Filmat e artistit kanë zgjatur për disa dekada dhe kanë kaluar kufijtë ndërkombëtarë, duke e bërë figurën e Bud Spencer një ikonë të vërtetë të gdhendur në kohë. “Ai thoshte gjithnjë se nuk ishte një aktor. Pas shumë vitesh e kuptova kuptimin e asaj fraze. Ai nëpër filma nuk interpretonte asnjë personazh, ishte ashtu edhe në jetën reale. Me simpatinë dhe pasionin e tij, bënte të gjithë ...

Lexo më shumë

Sansa, më shkatërruese se kurrë në filmin e shumëpritur

Sophie Turner, aktorja e famshme për interpretimin e Sansa Stark në serialin “Game of Thrones”, shfaqet për herë të parë si i tmerrshmi Feniksi i Errët, në trailerin e filmit të shumëpritur “X-Men:Dark Phoenix”. Klipi rreth dy minuta tregon se si Jean Grey lufton për të kontrolluar të fuqishmin Feniks, personalitetin e dytë të saj. Në filmin e Marvelit interpretojnë edhe aktorët e famshëm Jessica Chastain, Jennifer Lawrence dhe James McAvoy (Professor X). Filmi “X-Men: Dark Phoenix” do të shfaqet për herë të parë në shkurt të vitit 2019. Source: Televizion

Lexo më shumë

“House of Cards 6”, traileri i sezonit të fundit

Për detalin “House of Cards” duket se po vjen fundi. Sezoni i gjashtë dhe i fundit i serisë me sfond politik do të nisë më 2 nëntor në Netflix. Ndërkohë, Claire Underwood (Robin Wright) trumbeton “fundin e mbretërimit të mashkullit të bardhë në moshë të mesme”, duke lënë të kuptohet vdekja e bashkëshortit të saj Frank Underëood, në trailerin e ri të publikuar. Në episodet e reja të “House of Cards”, Claire Underwood do të jetë presidentja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo do të marrë vendin e të shoqit të saj Frank, të luajtur nga Kevin Spacey. Në lastin e sezonit të ri, i cili përmban tetë seri, do të shohim edhe Diane Lane, Greg Kinnear ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin