Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

“Disney Play”, shërbimi streaming i Shtëpisë së Miushit

Në tentativë për t’u rinovuar në erën e streaming on demand, “Disney” po përgatitet të lançojë platformën e vet zyrtare, që do të emërtohet “Disney Play”. Bob Iger, shefi ekzekutiv i “Disney”, deklaroi se “Disney Play” është prioriteti më i madh i kompanisë për 2019-n. Gjatë vitit të ardhshëm, studioja do të realizojë jo vetëm filma për kinema, por edhe seriale, si “High School Musical” e “Monsters Inc”. Programi kryesor për shërbimin streaming on demand do të jetë seriali i parë live-action i “Star Wars”, krijuar nga Jon Favreau. Strategjia e marketingut do të vijojë duke hequr dot nga 300 milionë dollarët në vit të marra nga “Netflix”, për transmetimin e filmave “Marvel” dhe “Star Wars”, dhe të përqendrohet te ...

Lexo më shumë

LG sjell Google Assistant në televizorët në Europë

“LG”-ja njoftoi se ka shtuar “Google Assistant” në televizorët e tij dhe do t’i shpërndajë në shtatë territore të ndryshme. Kjo teknologji do të shpërndahet në Britani, Gjermani, Francë, Spanjë, Australi, Kanada dhe Korenë e Jugut, i disponueshëm në pesë gjuhë të ndryshme. “Google Assistant” do të jetë i disponueshëm në televizorët “LG” me inteligjencë artificiale me bazë webOS. Përdoruesit mund ta përdorin “Google Assistant” si pjesë kryesore të shtëpisë smart, duke u ofruar akses në shumë objekte. Konsumatorët në tregjet anglishtfolëse, të tilla si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja tashmë mund të lidhin pajisjet e “Google Home” me TV të aktivizuara me LG AI për të dërguar komandat zanore direkt nga folësit e tyre të ...

Lexo më shumë

“HBO” realizon të parin prodhim nordik

“HBO”-ja do të realizojë të parin prodhim origjinal norvegjez. “Beforeigners” është krijuar nga Anne Bjornstad dhe Eilif Skodvin, dyshja e skenaristëve të “Lilyhammer”, serial amerikano-norvegjez. Nicolai Cleve Broch dhe Krista Kosonen do të luajnë personazhet kryesorë Lars Haaland dhe Alfhildr. Seriali ka për regjisor Jens Lien dhe është një prodhim i “Rubicon TV”, pjesë e “Endemol Shine Group”. Ngjarja e serialit rrotullohet rreth disa dritave në oqean ku shfaqen njerëz nga e shkuara. Nuk kuptohet se si është e mundur të ndodhë dhe vetë ata, që njihen si titullarë, nuk kanë kujtesë për ata që ndodh. Seriali do të xhirohet në Oslo dhe me disa skena të xhiruara në Lituani. Gjashtë episodet do ta kenë premierën në vitin 2019, ekskluzivisht ...

Lexo më shumë

“Twitch” kanal enkas për “Pokemon”, maratonë me 900 episode

Maratonë Pokemonësh në “Twitch”, me 932 episode të filmit të animuar në një kanal enkas për personazhet e verdhë të ekranit. 19 sezone të serialit tepër të preferuar do të transmetohen njëri pas tjetrit të ndara në 9 blloqe të ndryshme kohore, për një total prej 932 episodesh dhe 6 filma. Do të transmetohen në kanalin “TwitchPresents”, duke nisur nga ora 19:00, me orën europiane, nga e hëna në të premten, ndërsa në fundjavë do të jetë ritransmetimi. Maratona do të vijojë deri në vitin 2019, duke e bërë kështu nismën më të gjatë të këtij lloji të organizuar më parë nga “Twitch”. Një programacion i tillë do të bëhet më pas edhe për “Dr. Who”, nga platforma streaming, në ...

Lexo më shumë

Tashmë edhe Netflix sjell reklama në mes të transmetimit

Ndërsa të gjithë e donim Netflix, por edhe platformat e tjera streaming për të vetmin fakt se nuk do të kishim asnjë problem me shikimin e një seriali apo filmi pa pasur frikën e ndërprerjes së tij për shkak të hapësirës së reklamave, një lajm i ri ka ardhur. Netflix është duke planifikuar të transmetojë reklama tek abonentët në disa territore. Që në fillimet e veta Netflix nuk ka pasur reklama gjatë shikimit të materialeve që disponon, por tani mesa duket është duke ndjekur hapat e transmetuesve të mëdhenj si Sky, që shfaq reklama edhe për abonentët premium. Netflix ka filluar ndërkohë testimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA për të vazhduar më pas në vende të tjera duke ofruar ...

Lexo më shumë

Universi DC me kanal streaming lajmesh për prodhimet e veta

“Warner Bros” njoftoi se në shërbimin streaming të universit DC do të nisë emisioni “DC Daily”, si një kanal më vete televiziv, vetëm për lajme nga bota e filmave të bazuar në ata të animuar. Disa segmente të selektuara do të jenë të disponueshme edhe në medien sociale të platformës. Programi i parë do të transmetohet live stream më 29 gusht, i prezantuar nga Kevin Smith. Shërbimi streaming i universit DC pritet të lançohet në vjeshtën e këtij viti dhe do të transmetojë një sërë filmash, emisionesh, si dhe programe për librat e animuar. DC po e shfrytëzon këtë mundësi për të lançuar lajme të përditshme për prodhimet e tyre. Programi i parë do të ketë edhe të ftuar specialë. ...

Lexo më shumë

“YouTube” kërkon zgjerimin dhe rivalitetin

“YouTube” po kërkon drama të përqendruara në personazhe me potencial dhe komedi ndërkombëtare, jo tip telefilmash. Përgjegjësi për përmbajtjet origjinale i platformës online për Europën, Lindjes e Mesme dhe Afrikën, Luke Hyams deklaroi: “Kërkojmë materiale ndërkombëtare, me personazhe me potencial dhe ngjarje e ambiente që nuk janë parë më përpara. Të fokusohesh në narrativen personale, funksionon vërtet mirë për ne”. Një shembull është “On Becoming a God in Central Florida”, një prodhim origjinal i “YouTube”, me Kirsten Dunst në rolin e një gruaje nga Florida në vitet ’90, që ngjit shkallët e karrierës në kompaninë që çuan të shoqin e saj drejt vdekjes. Në anën e komedisë pëlqehet ende formati 30 minuta. Performancat “stand-up”, shumë të tilla janë në shërbimin ...

Lexo më shumë

Inteligjenca artificiale pushton edhe televizorët

Inteligjencën artificiale e kemi parë të përdoret te robotët, kompjuterët dhe në disa fusha të tjera, por së fundi kompanitë e mëdha po e përdorin edhe për televizorët. “TCL”, prodhuesi i tretë botëror i televizorëve, njoftoi nxjerrjen në treg të serisë C76: TV 4K, e pajisur me teknologjinë më të fundit, atë të inteligjencës artificiale, sistemin operativ Android 8.0, Wide Color Gamut (WCG), HDR PRO dhe soundbar JBL të integruar. Edhe dizajni është risi, është pa kornizë në tre anë, duke i dhënë edhe pamjen e një pikture, që e varur në mur nuk dallon për synimin parësor të tij. Gjithçka më thjesht tani përmes inteligjencës artificiale. Mundëson një mënyrë gjithnjë e më smart për të pasur akses në përmbajtjet ...

Lexo më shumë

Amazon me DVR për Fire TV

Amazon po zhvillon një videoregjistrues digjital, për epokën streaming, që do të jetë në gjendje të regjistrojë programet direkt në televizor. Pajisja do të përfshijë ruajtjen fizike dhe do të lidhet me kutitë ekzistuese të Fire TV të Amazon, duke përdorur të njëjtën teknologji pa tel si folësit e tij Echo. “Frank DVR” thuhet se do të synojnë ofertat rivale nga pikat e TiVo duke rritur aftësitë e pajisjes Amazon Fire TV, e cila aktualisht mund të transmetojë programin e drejtpërdrejtë, por nuk e ruan atë. Gjithashtu, “Amazon” po punon edhe për një azhurnim softueri për pajisjen Fire TV dhe po mundohet të integrojë softuerin dhe përmbajtjet e Fire TV në televizorët e një pale të tretë. Në fillim të ...

Lexo më shumë

Programuesit e “BBC” ndihmohen nga inteligjenca artificiale

Departamenti i Kërkimit dhe Zhvillimit në “BBC” po përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar zyrën e programacionit të hapin burime të vlefshme nga biblioteka e gjerë. BBC 4.1 Artificial Intelligence TV do të ketë dy net me programacion eksperimental, përfshirë një serial pjesërisht realizuar me IA, në fillim të shtatorit. Do të ketë programe të reja dhe klasike që do të eksplorojnë inteligjencën artificiale, si “Made by Machine: When AI met the arshive” dhe “The Joy of AI”. IA-ja është përdorur edhe për të zbuluar një sërë filmimesh të fshehura në arkivin e pasur të “BBC”-së, që do të shfaqen si pjesë e BBC 4.1 AI TV. Inteligjenca artificiale ka parashikuar se çfarë i pëlqen publikut të “BBC”-së, në bazë ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin